Detaje të reja, Pique e tradhtoi Shakiran me një studente 20 – vjeçare

Mediale Vip

Detaje të reja, Pique e tradhtoi Shakiran me një studente 20 – vjeçare

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:39
Pique dhe Shakira

Tash e disa ditë në mediat e huaja po flitet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Pique dhe Shakira.

Arsyje e ndarjes thuhet të jetë tradhtia.

Pique thuhet të ketë tradhtuar Shakiran. Por, pjesa më interesante bëhet pas lajmeve që qarkullojnë nëpër ‘Twitter’.

Spekulime të shumta tashmë thonë se Pique ka tradhtuar Shakiran me nënën e Gavit, shokut të tij të skuadrës.

Gazeta El Periodico ka dhënë detaje për identitetin e gruas me të cilën spanjolli e ka tradhtuar bashkëshorten e tij.

Lorena Vazquez dhe Laura Fa, të cilat janë dy gazetare të El Periodico, kanë pohuar se Pique është takuar me një bionde 20 vjeçare, e cila është një studente dhe mikpritëse e evenimenteve në Barcelonë. Sidoqoftë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur, të paktën deri më tani.

Pique dhe Shakira lidhjen e tyre e nisën në vitin 2011. Ata nga kjo lidhje kanë dy fëmijë Milan dhe Sasha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat