Dojna Mema zbulon planet e verës dhe ka një mesazh për këdo që vuan nga depresioni

Mediale Vip

Dojna Mema zbulon planet e verës dhe ka një mesazh për këdo që vuan nga depresioni

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 06:58
Dojna Mema

Kjo verë do jetë më e veçanta për moderatoren Dojna Mema e cila është shtatzënë për herë të parë. Muajit e fundit të shtatzënisë ajo do i kalojë pikërisht në stinën e nxehtë dhe planet e saj të vetme për momentin janë të qëndrojë në shtëpi pranë kondicionerit.

Dojna ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory ku u ka dhënë mundësinë të flasin rreth gjërave të ndryshme. Mes të tjerash dikush e ka pyetur për planet e verës.

“Vera do jetë e gjatë dhe e nxehtë e unë shumë shtatzënë. Më duhet një vend i rehatshëm, ku s’më duhet të ecë gjatë apo të marrë makinën. Domethënë shtëpia ime me kondicionet përballë”.- shkruan Dojna.

Image
Dojna Mema/Instagram

Një ndjekëse ndërkohë i ka kërkuar të flasin për vetëbesimin dhe depresionin. Duket se prezantuesja e njohur është një dëgjuese dhe motivuese shumë e mirë, ndonëse nuk do që të marrë këtë rol në Instagram.

“Pa dashur të bëhem si ‘pseudo-motivuese’, Instagrami që nuk kam dëshirë, po ndaj vetëm atë që mendoj unë, sepse për këto gjëra nuk ka receta të gatshme. Arritjet janë shumë personale, sepse ajo që mund të konsideroj unë arritje për veten time për dikë tjetër nuk është. Harroji standardet që vendos shoqëria mbi arritjet për të qenë e suksesshme, se ndoshta ato nuk janë të njëjtat që të bëjnë ty të lumtur. Nuk duhet kërkuar lumturia tek të tjerët por tek vetja. Nuk do lodhem kurrë së thëni këtë, sado postulat klishe tingëllon. Gjithçka fillon dhe mbaron tek ti. Lumturia jote varet vetëm nga ti dhe dëshira për të qenë e lumtur. Organizo mendimet, emocionet, radhit prioritetet, numëro bekimet që të ka dhënë jeta, merr frymë thellë dhe nis duke ndryshuar diçka sado të vogël çdo ditë.”- ka shkruar ajo.

Image
Dojna Mema/Instagram

Dojna dhe partneri i saj Vlashent Sata do bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Që pasi ndau me ndjekësit lajmin ajo nuk ka ngurruar të tregojë detaje me ta për pritjen e ëmbël.

Ndërkohë, disa javë më parë çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në një celebrim tepër të thjeshtë dhe privat. Teksa kanë treguar se po mendojnë të bëjnë së shpejti një festë në natyrë, pas lindjes së fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat