Blero publikon këngën e re “Dubai”

Mediale Vip

Blero publikon këngën e re “Dubai”

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:48
Blero

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Blero ka publikuar bashkëpunimin e tij më të rei.

“Dubai” titullohet kënga e tij e re, të cilën ai e sjell në bashkëpunim me Gadaf Dernjanin dhe Landi Rokon.

Kënga është tipike verore, me ritme orientale e miksuar mes zhanreve pop dhe R&B.

Muzika dhe orkestrimi janë kryer nga Marko, gjersa për tekstin janë kujdesurL Blero, Flakron Voca, Bala dhe Gadafi.

“Dubai” është vizualizuar edhe me një klip, në të cilin nuk mungojnë skenat verore me femra të ndryshme dhe vetura luksoze.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat