A ka ikur koha "tabuve" në Shqipëri? Habisin me përgjigjen Amos Zaharia dhe Sara Kolami

Mediale Vip

A ka ikur koha "tabuve" në Shqipëri? Habisin me përgjigjen Amos Zaharia dhe Sara Kolami

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 21:34
Sara Kolami dhe Amos Zaharia

Të ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, aktorët e filmit “Dashur dhe Turbulenca” Sara Kolami dhe Amos Zaharia.

Ky i fundit është shprehur se ka ikur koha e tabuve nëpër transmetime, ndërsa ka shtuar se nëpër rrethet e Tiranës ekziston akoma.

Ai thotë se në film janë përpjekur që të thyejnë tabunë.

Amos Zaharia: I ka ikur koha tabuve në Shqipëri, të paktën jo në transmetime, videoklipe. Ka ndryshuar mentaliteti në Tiranë, sepse në rrethe mentaliteti është i prapambetur. Ne për të thyer tabunë, mbase kemi shkuar edhe drejt një lloj vulgariteti për të treguar se nuk kemi më komplekse.

Sara Kolami: Njerëzit kanë dedikuar jetën te pjesa e instagramit, njerëzit po mundohen të shfaqen ato që nuk janë dhe i shtyjnë të bëjnë gjëra që vërtetë nuk duan. Kanë humbur ekuilibrat e jetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat