Anisa Veseli nga studio paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Anisa Veseli nga studio paralajmëron këngën e re

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 21:59
Anisa Veseli

Këngëtarja e re, Anisa Veseli, ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë këngën e saj më të re.

“Como como ante” do të titullohet ky projekt muzikor, i cili do të jetë shumë shpejt në duart e publikut.

Për këngën e re, Anisa ka bashkëpunuar me producentin e saj të besuar, Rrzon.

Ajo ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku mund të shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës së saj të re.

Këngëtarja mund të shihet në studio, teksa e entuziazmuar pret përfundimin e këngës së saj të re.

Anisa përndryshe numëron tashmë një sërë projektesh muzikore në tregun vendor, të cilat janë pritu mirë nga publiku i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat