Publikohet tjetër video e cila ngrit dyshimet se Dua Lipa dhe Aron Piper patën një flirt – dyshja shihen duke u puthur

Mediale Vip

Publikohet tjetër video e cila ngrit dyshimet se Dua Lipa dhe Aron Piper patën një flirt – dyshja shihen duke u puthur

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 06:55
Dua Lipa dhe Aron Piper

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është xhiruar së fundmi në një klub nate në Madrid nën shoqërinë e aktorit Aron Piper.

Dyshja u panë në një video të publikuar në Twitter, duke u argëtuar me njëri-tjetrin teksa shijonin muzikën.

Megjithatë, pak orë më vonë, po në rrjetin social Twitter vazhduan të qarkullojnë fotografi të tjera, ku dyshja mund të shihen duke u puthur me njëri-tjetrin – ndonëse nuk mund të dihet me saktësi, ngase videoja është xhiruar nga mbrapa.

Takimi mes tyre u zhvillua pak orë pas koncertit që artistja mbajti në kryeqytetin spanjoll, në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”.

Ajo që i shtyu fansat të mendojnë se mes Dua Lipës dhe Aron Piper kishte ndodhur një flirt, është fakti se të dy prej disa kohësh janë beqarë.

Ylli i muzikës pop së fundmi i dha fund lidhjes me modelin Anward Hadid, vëllain e Gigi dhe Bella Hadid.

Marrëdhënia mes të dyve u ndërpre në fund të vitit 2021, zyrtarisht për shkak të angazhimeve përkatëse të punës dhe distancës mes të dyve.

Interpretuesja e hitit “New Rules” është në fakt gjithnjë e më e zënë në mbarë botën mes lansimit të këngëve të reja dhe turneve, ndërsa modeli Hadid jeton dhe punon në New York.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat