Ilda Bejleri publikon për herë të parë foton me barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Ilda Bejleri publikon për herë të parë foton me barkun e rrumbullakosur

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 17:06
Ilda Bejleri

Ndonëse nuk ka bërë asnjë deklaratë publike pas lajmit që pushtoi rrjetin pak ditë më parë, Ilda Bejleri ka konfirmuar me një foto që ka postuar një ditë më parë, pritjen e ëmbël. Me gjithë kujdesin e treguar, nuk është e vështirë "të lexohet" barku i rrumbullakosur i moderatores së njohur të ekranit.

Sipas Iconstyle, Ilda është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe do të bëhet nënë e një vajze.

Të gjithë këtë periudhë, moderatorja po e shijon në privatësi të plotë, pa dashur të ndajë me publikun detajet e pritjes së ëmbël apo edhe ato për partnerin e saj.

Ndonëse ka deklaruar se është në një histori dashurie prej kohësh, Ilda nuk ka folur asnjëherë për profilin e partnerit të saj.

Vetëm ka mohuar zërat se mund të jetë e lidhur me futbollist, meqenëse shumë shpesh është komentuar, për shkak të punës së saj, se mund të jetë në një lidhje me dikë nga fusha e sportit.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja. Partneri im aktual nuk është futbollist”,- ka thënë ajo pak kohë më parë, pas aludimeve për një lidhje të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat