“Ka një vit thoni se është shtatzënë!” Egli Tako reagon për herë të parë, e lodhur, për aludimet se është në pritje të ëmbël

Mediale Vip

“Ka një vit thoni se është shtatzënë!” Egli Tako reagon për herë të parë, e lodhur, për aludimet se është në pritje të ëmbël

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 20:17
Egli Tako me partnerin

Egli Tako është e lodhur nga aludimet e ndjekësve se është në rpitje të ëmbël dhe ka reaguar për herë të parë rreth zërave që ka kohë që krijohen, shuhen dhe rikrijohen.

Këngëtarja ishte mbrëmjen e djeshme në festën e ditëlindjes së djalit të Klea Hutës dhe Elgit Dodës prej nga ku ndau në Instagram këtë foto:

Kaq mjaftoi që ndjekësit e saj të shpërthenin me pyetjen: Je shtatzënë? Më herët Egli kishte bërë një prononcim për media duke mohuar zërat. Por sot ka zgjedhur të reagojë në Instagram duke mos e kursyer ironinë.

Fillimisht ajo ka publikuar një video ku thotë: “Kam një gjëegjëzë për ju. Është një vajzë që ka një vit që i thonë se është shtatzënë. Sa muajsh duhet të jetë fëmija sot?”

Duke vazhduar me ironinë e saj, Egli ka publikuar një foto të barkut, aspak të rrmbullakosur dhe pyet sërish: “Ajo: nuk ishte kurrë shtatzënë apo lindi dhe fëmija është 3 muajsh?” Në këtë mënyrë ajo ka hedhur një herë e mirë poshtë aludimet se është në pritje të ëmbël.

Para disa javësh ishte Olsi ai i cili në një intervistë zbuloi se si e përjetoi ai faktin se kudo në media po përflitej se do bëhej baba.

Aktori tha se ndjeu një emocion të veçantë kur njerëzit po i shkruanin. “Në fakt kisha njëfarë emocioni se po më shkruanin njerëzit mesazhi se qarkulloi lajmi. Pata një lloj emocioni, me thënë të drejtën u kënaqa. I thashë Eglit: “Ta bëjmë një ne? Jemi që jemi?” Kur festova 24-vjetorin qarkulloi shumë në rrjet se isha shtatzënë, por në fakt nuk jam.”- tha ai duke qeshur.

Egli dhe Olsi bënë zyrtare lidhjen e tyre në 2019. Prej atëherë ata janë shfaqur të pandarë teka aktori ka treguar se kanë nisur edhe bashkëjetesën. Pak javë më parë dyshja sollën dhe bashkëpunimin e parë. Egli ka mbaruar “Akademinë e Arteve” për regji e ka treguar po ashtu se i pëlqen aktrimi dhe muzika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat