Pasi njoftuan ndarjen, Shakira dhe Gerard Pique kalojnë fundjavën bashkë

Mediale Vip

Pasi njoftuan ndarjen, Shakira dhe Gerard Pique kalojnë fundjavën bashkë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 20:29
Shakira dhe Gerard Pique

Shakira dhe Gerard Pique u shfaqën në një event bashkë një ditë pasi konfirmuan ndarjen. Ata të dy shoqëruan djalin e tyre Milan në Çeki ku po mbahet turneu i bejsbollit për fëmijë, siç raporton programi ‘Socialité’ këtë të dielë më 5 qershor.

Këngëtarja kolumbiane është fotografuar duke buzëqeshur me admiruesit e saj, ndërsa futbollisti i Barcelonës nuk dukej në humor. Mbrojtësi 35-vjeçar i Barcelonës ka refuzuar një kërkesë për intervistë duke thënë: “Mos u zemëroni, nuk dua të komentoj, vërtetë”.

“Djali i tyre luan në skuadrën e Katalonjës, ne jemi të kënaqur që Shakira dhe Pique zgjodhën Hluboka për qëndrimin e tyre, ne donim që ata të dy të kishin paqe këtu, të mund të pushonin, të mos kishin gazetarë”-ka thënë David Šťastný, pronari i hotelit ku ata qëndruan.

Shakira dhe Pique mbërritën me avion privat, por ata u larguan veçmas. Sipas burimeve Shakira do të kthehej në Spanjë me dy të vegjlit e saj kurse Pique do të udhëtojë me miqtë e tij në Maldive për të shijuar disa ditë larg skandalit mediatik.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, ju kërkojmë të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, njoftuan ata në një deklaratë të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat