Rihannës apo ASAP Rocky-t, ja kujt i ngjason djali i çiftit të njohur

Mediale Vip

Rihannës apo ASAP Rocky-t, ja kujt i ngjason djali i çiftit të njohur

Më: 6 qershor 2022 Në ora: 13:57
Rihanna dhe Asap Rocky

Burimi shtoi gjithashtu se Rihanna është shumë e emocionuar që është bërë nënë. Ajo dhe A$AP janë zhvendosur në shtëpinë e saj në Beverly Hills Los Angeles dhe mezi presin të udhëtojnë përsëri dhe ta prezantojnë të voglin e tyre personalisht me të dashurit.” Insajderi shpjegoi gjithashtu se si Rihanna dhe A$AP duan të kalojnë çdo moment me të voglin e tyre.

“Ata janë shumë të dashuruar. Me sa di unë, çifti nuk ka punësuar ende një dado, sepse ata mendojnë se është e rëndësishme të lidhen me fëmijën si familje, veçanërisht gjatë javëve të para.”

Rihanna dhe A$AP nuk e kanë zbuluar ende emrin e djalit të tyre. Një burim i tha  Us Weekly më 31 maj 2022, se çifti “e kanë ndarë emrin e foshnjës vetëm me anëtarët e ngushtë të familjes. Ata po e mbajnë sekret derisa të jenë gati ta ndajnë atë me botën.”

Themeluesja e “Fenty Beauty” njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë në janar 2022. Çifti postoi foto të tyre në Harlem, Neë York City ku Rihanna kishte veshur një  xhaketë të gjatë dhe ekspozoi barkun e saj të rrumbullakosur. Në një intervistë për  Vogue , ajo tregoi se sa shumë A$AP e mbështeti atë gjatë shtatzënisë. “Çfarë dua më shumë në marrëdhënien tonë? Transparencë me gjithçka: si ndihemi, cilat janë qëllimet tona, cilat janë frikërat dhe pasiguritë tona. Dobësia për të qenë në gjendje të thoni atë që ndjeni për njëri-tjetrin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat