“O të q* robt”, gruaja xheloze e rreh burrin: E dua

Mediale Vip

“O të q* robt”, gruaja xheloze e rreh burrin: E dua

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 08:59
Ilustrim

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, këtë të martë kanë sjellë një histori të urrejtjeje dhe dashurie nga Saranda.

Pas një telefonate të mbërritur në redaksinë e “Piranjave” nga ana e Brendonit i cili kërkon ndihmë të vazhdueshme pasi dhunohet nga ish-bashkëjetuesja, Ledjona Xheladinaj niset drejt Sarandës për të kuptuar të vërtetën.

Brendoni tregon gjithë dhunën që ushtron ish-bashkëjetuesja e tij. Madje siç e shihni dhe në video, zonja nuk e ka aspak problem të shajë, godasë dhe kërcënojë ish-in e saj edhe pse aty në këmbë janë “Piranjat”.

Por i gjithë inati i gruas mesa duket vjen nga xhelozia e madhe, pasi ish-i i saj tashmë dashuron një grua tjetër.

E pyetur në fund nga Ledjona, gruaja pranon se vazhdon ta dojë ende ish-in e saj, por Jo Brendoni atë.

Ledjona: Pas gjithë kësaj historie, a e doni akoma?

Gruaja: Po, më vjen keq për të.

Ledjona: po ju a e doni:

Brendoni: Rrugët tona janë të ndara,, unë i uroj asaj më të mirat në rrugën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat