Aktorja prezanton të dashurën: Po kërkoja një princ të Disney-t, por më duhej një princeshë

Mediale Vip

Aktorja prezanton të dashurën: Po kërkoja një princ të Disney-t, por më duhej një princeshë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 15:11
Rebel Wilson

Rebel Wilson ka zbuluar është e dashuruar me një vajzë! Aktorja e “Pitch Perfect” postoi një selfie me të dashurën e saj të re, Ramona Agruma, duke treguar se kishte kërkuar gjithë jetën për një partner, por në fakt i duhej një partnere.

“Mendova se po kërkoja një Princ të Disney-t. Por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney," -shkroi aktorja, duke shtuar hashtagun "#loveislove" me një emoji me zemër dhe ylber, simbolin e LGBT.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)

Në maj, Rebel tha për People se një mik i përbashkët e prezantoi me dikë pa dhënë shumë detaje.

"Ne folëm në telefon për javë të tëra para takimit," tha ajo. "Ishte diçka pak old-school, por shumë romantike."

Rebel tha gjithashtu gjatë një podcasti në maj se vitet e fundit ajo e nxiti veten të "takonte një grup të tërë njerëzish dhe të merrte eksperiencë, gjë që e dinte se nuk ishte normale".

"Por mua, në fakt, më ndihmoi të gjeja atë që më pëlqente dhe çfarë nuk më pëlqente. Ishte një gjë argëtuese," tha ajo.

Wilson ka postuar disa foto me të dashurën e saj në Instagram, por nuk kishte bërë të ditur se ato ishin të lidhura. Agruma mori pjesë në Oscars me aktoren në mars dhe bënë gjithashtu një udhëtim skish së bashku në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat