Njihuni me talentin Daku dhe hitin e tij “Kylie”

Mediale Vip

Njihuni me talentin Daku dhe hitin e tij “Kylie”

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 17:36
Elidon Salihi, në art Daku

Ai është një artist i ri por me mjaft stil. Daku sapo ka publikuar këngën "Kylie" që vjen në 3 gjuhê, ate frënge, angleze dhe shqipe, dhe ka nisur të klikohet e po pritet mjaft mirë. E

mri i tij i vërtetë është Elidon Salihi por në art quhet Daku, i lindur në Gjermani me origjinë nga Kosova dhe Shqipëia.

Kënga është punuar nga produksioni i njohur Saf Music në bashkëpunim me një produksion gjerman BTM Studio.

Ndërsa mësojmë se kompania Saf Music menaxhohet nga Qendrim Xhani ku pas një vit pauzë rikthehet kjo kompani me një super projekt nga Daku, e ku brenda vitit do të vijnë dhe 6 këngë të tjera dhe dy super bashkëpunime me dy artistë të njohur ku njëra është artiste femër e tjetri do të mbetet suprizë.

Artisti Daku dhe kënga e tij jo vetëm po pritet mirë e po klikohet por ka mbështjetje edhe nga shumë artistë të njohur shqiptar. Ne ju ftojmë ta klikoni në linkun më poshtë dhe vërtetë do tju pëlqejë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat