Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, reagon reperi i njohur: U prehsh në paqe vëlla

Mediale Vip

Vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt, reagon reperi i njohur: U prehsh në paqe vëlla

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 23:56
Finem

Reperi shqiptar Klejdi Dogjani, i njohur me emrin e artit si Finem, ka reaguar në lidhje me vrasjen e shokut të tij Aleksandër Sadikajt.

Në një postim në profilin e tij në Instagram, Finem ka publikuar një foto të 27-vjeçarit, i cili u ekzekutua mesditën e të shtunës në Tiranë. Krahas fotos reperi shkruan: “U prehsh në paqe vëlla” 

Image
Postimi i FInemit

I njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt”, i riu ishte pronar i resortit “Sancho Farm Albania”, ku Finem dhe Solo kanë xhiruar njërin prej videoklipeve të këngëve të tyre.

27-vjeçari publikonte shpesh video dhe foto nga përditshmëria e tij në faqen e biznesit të këtij resorti. Nga postimet, duket se i riu është i apasionuar pas kuajve, një shërbim që ofrohet dhe nga resorti. Në faqen e Instagramit të tij ka gjithashtu postime nën shoqërinë e dy reperëve nga Tirana, Finem dhe Solo.

Kujtojmë se Aleksandër Sadikaj u vra në një shpërthim të fuqishëm, pasi në automjetin që ai udhëtonte u vendos 500 gram C4.  Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe doli vetë nga automjeti. Por pasi u transportua në spital, ndërroi jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat