Hailey Bieber flet për herë të parë mbi gjendjen shëndetësore të Justin

Mediale Vip

Hailey Bieber flet për herë të parë mbi gjendjen shëndetësore të Justin

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 23:34
Hailey dhe Justin Bieber

“Doja t’ju informoja për atë që po ndodh. Natyrisht, siç mund ta shihni me siguri nga fytyra ime, unë kam një sindromë të quajtur sindroma Ramsay Hunt dhe është nga ata viruse që sulmojnë nervin në veshin tim dhe nervat e fytyrës sime dhe ka bërë që fytyra ime të ketë paralizë.”– tha ylli i popit në një video në Instagram.

Së fundmi ka qenë bashkëshortja e tij Hailey Bieber e cila ka ka treguar mbi gjendjen e tij aktuale. Modelja u shpreh ndër të tjera se Justin po përmirësohet dhe ajo është shumë mirënjohëse për këtë.

“Ai po ecën shumë mirë, ai po përmirësohet çdo ditë. Ai po ndihet shumë më mirë. Dhe padyshim që ndodhi një situatë shumë e frikshme dhe e rastësishme, por ai do të jetë plotësisht mirë. Dhe unë jam vetëm mirënjohës që ai është mirë,”-u shpreh Hailey.

Nga ana tjetër disa kohë më parë bashkëshortja e këngëtarit kaloi një situatë të vështirë me gjendjen shëndetësore të saj, ku iu desh t’i nënshtrohej edhe një operacioni. E pyetur mbi këtë situatë ajo u shpreh se tani gjithçka ka kaluar.

“Ndihem shumë më mirë pas asaj situate, ndihem mirë. Ti e di që kam bërë një procedurë për të mbyllur këtë vrimë në zemrën time,” –përfundoi modelja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat