Njihuni me mjeshtrin e tastierës universal me të gjithë Leo

Mediale Vip

Njihuni me mjeshtrin e tastierës universal me të gjithë Leo

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Ka qenë fare i vogël kur nisi të merret me muzikë e sot është një mjeshtër i tastierës. Po flasim për muzikantin Leonard Krasniqi ku të gjithë e njohin si Leo i cili jeton në Zvicër e me origjinë është nga Kosova. Por jo vetëm artistët më me zë si : Dani, Sinan Vllasaliu, Afrim Muqiqi, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani, Motrat Mustafa, Shkurte Gashi, Lori, Mimoza Shkodra, Pandora, Meda, Ermal Fejzullahu, Duli e shumë të tjerë e njohin e kanë bashkëpunuar me të por edhe publiku pasi ku është Leo është një super atmosferë.

Nga familja mësojmë se ai e ka të trashëguar muzikën, ndërsa atë e gjeni nëse vizitoni diskotekën Bolero në Zvicër së bashku me grupin Triola.

Por artisti i talentuar nuk bën dallime se me kë ndjehet më mirë të bëjë muzikë pasi ai është universal e muzikën e ushtron për të gjithë e me të gjithë me plot dëshirë. Klikoni në linkun më poshtë dhe shikoni e dëgjoni mjeshtërinê e tij.

Mos të harrojmë nëse një këngëtar po bën një super atmosferë meritat i ka edhe muzikanti e sidomos Leo në tastierë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat