​Cameron Diaz i rikthehet aktrimit pas tetë vjetësh

Mediale Vip

​Cameron Diaz i rikthehet aktrimit pas tetë vjetësh

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 18:32
Cameron Diaz

Cameron Diaz i ka dhënë fund pensionit të aktrimit, për të marrë pjesë në një projekt të ri me Jamie Foxx.

Sipas NME, Diaz, e cila nuk ka bërë filma që nga viti 2014, njoftoi të mërkurën se do të luajë në komedinë e Netflix "Back In Action".

Foxx, i cili luajti me aktoren në filmat "Annie" dhe "Any Given Sunday", publikoi një regjistrim të një bisede telefonike me Cameron Diaz dhe yllin e futbollit amerikan Tom Brady, i cili, siç tha ai, "i dha këshilla aktores për t'u rikthyer nga pensionimi".

"Sinqerisht, kjo ishte ajo që më duhej," tha Diaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat