Donaldi ironizon publikisht me Ilirin përmes këngës së re të Sabianit: E ka bërë për mua…

Mediale Vip

Donaldi ironizon publikisht me Ilirin përmes këngës së re të Sabianit: E ka bërë për mua…

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 13:42
Sabiani, Iliri, Donaldi

Rivaliteti i nisur brenda shtëpisë së Big Brother Vip ka vazhduar edhe jashtë.

Donaldi me Ilirin nuk janë takuar më që pas daljes nga shtëpia ndërsa nuk kanë kursyer thumbat nga larg kundrejt njëri-tjetrit.

Pasi Iliri nuk e ftoi në emision dhe publikisht zbuloi se e kishte refuzuar ftesën e tij për emision, Donaldi shfrytëzoi këngën e re të Sabianit për të ironizuar balerinin.

“E ka bërë për mua këtë”, shkroi Donaldi siper këngës së re të Sabianit, fjali kjo e përdorur nga Iliri kur brenda shtëpisë kishte dëgjuar këngën e re të “vëllaut” të tij.

Iliri dhe Sabiani pas daljes kanë prishur raportet dhe nuk janë parë bashkē prej kohësh.

Sabiani nuk i shkoi në dasmë Ilirit ndërsa thuhet se refuzimi i balerinit për të qenë pjesë e një projekti të këngëtarit është zanafilla e prishjes së raporteve.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat