Modelja braziliane dhe ylli i Real Madrid i japin fund lidhjes pak para se të bëhen prindër

Mediale Vip

Modelja braziliane dhe ylli i Real Madrid i japin fund lidhjes pak para se të bëhen prindër

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 07:10
Eder Militao dhe Karoline Lima

Super modelja seksi nga Brazili, Karoline Lima, ka njoftuar ndarjen e saj me qendërmbrojtësin e Real Madridit, Eder Militao, vetëm pak ditë para se të presin në jetë vajzën e tyre.

Influencerja braziliane, e cila ka më shumë se 2.6 milionë ndjekës në Instagram, postoi një video në Instastory-n e saj për të shpjeguar ndarjen me Militao.

“Pas kthimit nga udhëtimi i tij, e kërkova dhe u përpoqa t’i zgjidhja gjërat,” -tha Lima. “Arriti në një pikë ku pashë se lidhja e dashurisë nuk do të funksiononte, vendosa t’i jap fund dhe mendoj se ishte vendimi më i mirë në atë kohë.

Ne do të kemi gjithmonë një lidhje, e cila është Cecilia, e cila do të jetë përparësia në jetën tonë. Sido që të jetë, ne do të duhet të jemi mirë për të. Unë jam mirë dhe do të përmirësohem.”

Karoline Lima është një modele braziliane 26-vjeçare, e cila ishte në një lidhje me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, përpara se të fillonte të dilte me Militao në vitin 2021.

Si Militao, ashtu edhe Lima, ndanin momentet më intime dhe romantike në rrjetet sociale. Ata e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetet sociale teksa mbetet për tu parë nëse do e gjejnë rrugën për te njëri-tjetri në të ardhmen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat