E lidhur me Majkun? U kapën ‘mat’, reagon për herë të parë Melisa

Mediale Vip

E lidhur me Majkun? U kapën ‘mat’, reagon për herë të parë Melisa

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 11:41
Melisa Lleshi

Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullon një foto, ku reperi Majk është fotografuar bashkë me ish konkurrenten e Përputhen, Melisa Lleshin.

Ndonëse, askush nga dyshja nuk reagoi fillimisht, Majk ka treguar publikisht mbështetjen për Melisën. Ai shpërndau në profilin e tij në rrjetet sociale këngën e saj të re.

Ndërkohë, së fundmi, ka reaguar edhe ish-konkurrentja, e cila ka thënë se mes tyre nuk ka asnjë romancë, përveç se janë kolegë shumë të mirë.

“Mua me kë s’më kanë lidhur qëkur jam ndarë. Jemi takuar rastësisht. Majkun e njoh nëpërmjet rrjeteve sociale. Është koleg, nuk ka asgjë”, u shpreh Melisa.

Më tej, e pyetur për ndonjë lidhje të re, ajo deklaroi se po i përkushtohet vetes dhe karrierës.

“Dhe tani jam mbushur me një dashuri të re, që është vetja ime. Jam mirë edhe vetëm. I jam futur me kokë muzikës. Nuk e kam me të shpejtë, kam fokuse tjera për momentin”, shtoi Melisa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat