Çfarë simbolizojnë lotët? Gjon’s Tears bën rrëfimin prekës: Kur e pashë njeriun më të fortë të jetës sime duke qarë…

Mediale Vip

Çfarë simbolizojnë lotët? Gjon’s Tears bën rrëfimin prekës: Kur e pashë njeriun më të fortë të jetës sime duke qarë…

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 00:37
Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj ose ndryshe i njohur me emrin e artit “Gjon’s Tears” ishte shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, me këngën “Tout L’Universe”.

I ftuar në “A Live Night”, Gjoni ka folur për jetën e tij, hapat e parë në muzikë dhe domethënien e lotëve tek ai si artist.

Kujtimin e parë me muzikën Gjoni e ka në një dyqan në Zvicër dhe teksa i ka kërkuar të atit t’i blinte një Cd me Bach, kur e dëgjoi ai u shpreh se aty kuptoi sesi muzika mund të ndikojë në gjendjen tënde.

Ndërsa në lidhje me simbolikën e lotëve, këngëtari bëri një rrëfim prekës teksa tregoi se gjyshi i tij i cili për të ishte njeriu më i fortë shpërtheu në lot kur Gjoni nisi të këndojë këngën e tij të preferuar. Gjithashtu ai i kishte thënë se ishte i bindur se artisti një ditë do të bëhej i madh por nuk do të jetë këtu ta shikojë.

Ndërkaq Gjoni zbuloi se po të mos ishte për gjyshin e tij ai nuk do të bënte muzikë.

“Kujtimi i parë me muzikën është në një dyqan në Zvicër që shiten gjëra të përdorura. Një ditë babi më tha që do më blinte cd me muzikë me çifteli. Një ditë erdhëm te muzika klasike dhe i thashë babit të më blinte një cd me Bach. Kur e kam dëgjuar për herë të parë u frikësova. Kuptova që muzika mund të ndikojë direkt te gjendja jote, u frikësova.

Më pas fillova piano. Një ditë erdhi gjyshi dhe tek piano ishte “Can’t Help Falling in Love” e Elvis Presley. Kjo ishte kënga e preferuar e gjyshit dhe më kërkoi ta këndoja. Unë thash – obobo nuk di ta këndoj. E mësova dhe para se të shkonte në Kanada ia këndova. Ai filloi të qajë, dhe kjo ishte ndjenja që kam pasur si herën e parë me Bach. Kujtova vlerën e muzikës. Kur e shikoj njeriun më të fortë të jetës sime në lot, ishin lotët shumë simbolikë dhe shumë të rëndësishëm për mua.

Edhe në konceptin e Gjon’s Tears i kam ruajtur lotët, sepse është edhe një gjë. Gjyshi gjithmonë më ka thënë e di që do bëhesh i madh, por s’do jem këtu të të shoh. Kështu që kam shkuar sa më shpejt, me shumë fuqi, që ai t’i shohë. Sot jam shumë krenar dhe i bindur që ai i ka parë gjithë këto gjëra që ai ishte nismëtari. Pa atë nuk do kisha bërë muzikë. Unë jam njeri shumë i apasionuar. Por muzikën gjyshi ma zgjodhi, sepse kam provuar shumë gjëra vetë”- rrëfeu ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat