Artisti i njohur shpërthen kundër liderit rus në koncertin me 70 mijë fansa: F*ck Putin

Mediale Vip

Artisti i njohur shpërthen kundër liderit rus në koncertin me 70 mijë fansa: F*ck Putin

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:23
“Maneskin”, ka shpërthyer në turmën prej 70 mijë personash që ishin pjesëmarrës në koncert

Një thirrje kundër agresionit rus, e shprehur në një koncert të grupit fitues të Eurovisionit, “Maneskin”, ka shpërthyer në turmën prej 70 mijë personash që ishin pjesëmarrës në koncert.

Solisti kryesor i grupit, Damiano ka shprehur të gjithë revoltën e tij kundër luftës dhe shkatërrimit që ajo sjell duke thërritur: “Fuck Putin”.

“Ne vazhdojmë ta themi këtë edhe nëse dikush shqetësohet: “Në dreq Putin, në dreq lufta, në dreq shkofshin diktatorët. Dhe për ata që nuk janë dakord me ne, “në dreq edhe ju”.

“Britma” goditëse e Damianos dhe Maneskinëve rikthehet sërish pas thirrjes së lëshuar në festivalin e njohur Coachella që bëri xhiron e botës, jo pa polemika.

Thirrja e kreut të grupit italian u bë nga skena e Circus Maximus, teksa këndonte muzikën e titulluar “Benzina”, ndërsa u duartrokit nga 70 mijë persona që kishin paguar biletat për të ndjekur koncertin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat