Pushimet e Chiara Ferragnit në Greqi nuk nisën aspak siç e priste

Mediale Vip

Pushimet e Chiara Ferragnit në Greqi nuk nisën aspak siç e priste

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:25
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni ka lënë për disa ditë Italinë dhe ka shkuar në Greqi për të kaluar pushimet në Hydra.

Blogerja që numëron mbi 27 milion ndjekës në Instagram ndodhet atje së bashku me familjen dhe shoqërinë.

Mirëpo dita e parë nuk shkoi siç priste. Nëpërmjet postimeve në Instastory Chiara ka treguar se varka që kishte marrë me qira u prish dhe u desh të qëndronin 4 orë në det.

Për fat të mirë gjithçka ka kaluar pa aksidente dhe Chiara po vazhdon pushimet e qetë.

Ajo ka publikuar një kolazh me foto nga pushimet ku shfaqet e veshur me bikini rozë të ndezur e flokët e kapur gërsheta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat