A është ende e lidhur me Dj PM? Sarah Berisha i jep përgjigjen epike ndjekësit

Mediale Vip

A është ende e lidhur me Dj PM? Sarah Berisha i jep përgjigjen epike ndjekësit

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 10:35
Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi

Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj PM janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.

Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë ka bërë që ndjekësit të aludojnë se çifti nuk i kanë raportet e mira mes njëri-tjetrit.

Së fundmi Sarah ka bërë një intervistë ‘virtuale’ me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk i ka shpëtuar dot dhe pyetjes nëse është ende me Dj PM.

“O Sarah a je ende në një lidhje me DJ PM?”- e pyet ndjekësja.

Ndërsa nuk ka munguar dhe përgjigja epike e blogeres e cila u shpreh: “Mesa di unë PO, nuk e di se çfarë informacionesh keni ju”.

Image
Reagimi i Sarës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat