Do të largohet nga Top Channel? Arbana Osmani zbulon vendimin që ka marrë

Mediale Vip

Do të largohet nga Top Channel? Arbana Osmani zbulon vendimin që ka marrë

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 11:30
Arbana Osmani

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani u ka dhënë fund pushimeve në Itali. Teksa kaloi disa ditë shumë të bukura së bashku me familjen e saj, duket se ka ardhur momenti që të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë.

Gjatë këtyre ditëve, e kemi parë të shëtisë me fëmijët dhe Eduartin në disa nga qytetet e Italisë. Madje, Firenze ishte dhe qyteti ku Joni ndau edhe gjininë e fëmijës që po pret moderatorja.

Me shumë lumturi, ai tha se po shëtisin në qytet së bashku me motrën. Kështu, mësuam se Arbana është në pritje të një vajze dhe familjes do t’i shtohet një vogëlushe, të cilën mezi po e presin.

Moderatorja ka publikuar disa nga fotot dhe momentet që ka kaluar në Toskanë, e krahas tyre ka shkruar se këto mbase janë pushimet e fundit për këtë vit, sepse puna është duke e pritur.

“Shihemi së shpejti Toskanë! Ndoshta ky do të jetë udhëtimi i fundit për këtë vit. E kam vlerësuar çdo moment me të dashurit e mi këto muajt e fundit, duke u përpjekur të kompensoj mungesën time, gjatë kohës që kam qenë duke punuar me BBV. Tani, në shtëpi, duke pushuar dhe duke u përgatitur për një sezon të ri, intensiv dhe të çmendur”, shkruan Arbana.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ndërkohë dje qarkulloi lajmi se Arbana herë të parë në karrierën e saj televizive do të prezantojë një projekt që nuk do të mbajë logon e Top Channel.

Bëhet fjalë për televizionin publik shqiptar ku këtë vit moderatorja do të prezantoj festivalin e fundvitit. Mbetet ende gjithçka për t'u konfirmuar nga Arbana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat