Princi Harry dhe Meghan Markle fotografohen me Archien në paradën e 4 korrikut

Mediale Vip

Princi Harry dhe Meghan Markle fotografohen me Archien në paradën e 4 korrikut

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:13
Princi Harry dhe Meghan Markle

Princi Harry dhe Meghan Markle u shfaqën në paradën e 4 korrikut në Wyoming, së bashku me djalin e tyre 3-vjeçar Archie. Fotografitë u publikuan nga Daily Mail katër ditë më vonë.

Archie dukej i adhurueshëm duke parë festimet nga trotuari me një lëpirëse në gojë. Vogëlushi mbante një veshje patriotike në ngjarje, me një këmishë me vija blu, xhinse, këpucë blu dhe një kapele "California Republic", bashkë me një flamur të SHBA-ve në dorë.

Markle mbante një kapele dielli, duke kombinuar një bluzë të bardhë me pantallona të zeza. Harry dukej po ‘casual’ me pantallonat e shkurtra, bluzë polo dhe kapele.

Vajza 1-vjeçare e çiftit, Lilibet, nuk u fotografua në paradë.

Meghan dhe Harry u shoqëruan me shoqen e dukeshës, Heather Dorak dhe fëmijët e saj.

Nuk dihet pse dyshja ishin në Wyoming, që është dy orë e gjysmë me avion nga shtëpia e tyre në Kaliforni, apo sa kohë qëndruan në Jackson Hole.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat