E vetmja pa fëmijë në familjen e saj/ Shtatzënia e dytë e Kylie Jenner shtyn Kendall të marrë vendimin e papritur

Mediale Vip

E vetmja pa fëmijë në familjen e saj/ Shtatzënia e dytë e Kylie Jenner shtyn Kendall të marrë vendimin e papritur

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 09:14
Kendall Jenner me të dashurin e saj

Kendall Jenner nuk ka në plan të vazhdojë me bumin e bebeve të familjes Kardashian.

Në trailerin e publikuar për sezonin e dytë të “The Kardashians” – i cili do të ketë premierën më 22 shtator – supermodelja pranon se nuk është plotësisht e gatshme të bëhet nënë. Ndërsa motra e saj më e vogël Kylie Jenner ankohet se ka nevojë që të kalojë një natë jashtë ndërsa është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, Kendall duket se është mirënjohëse për pavarësinë e saj.

“Kam nevojë për natën time të parë jashtë”, shihet Kylie duke i thënë motrës së saj. “Unë nuk kam dalë jashtë për gati një vit.” Pas kësaj Kendall shfaqet duke thënë: “Ky është padyshim një moment i madh që më bëri të kuptoj se duhet të kontrolloj planet e të bërit nënë,” tha ajo.

Në prill, 26-vjeçarja rrëfeu për ‘Daily Pop’ të E!News se mamaja e saj Kris Jenner i ka bërë presion për të krijuar një familje. Siç shpjegoi ajo, mamaja “thjesht më më dërgon mesazhe nga hiç dhe do thotë: “Mendoj se është koha” dhe unë do i them: “A nuk varet kjo nga unë?!”

Kris gjatë episodit të 26 majit të ‘The Kardashians’ i tha vajzës së saj: “Mund të jetë koha për të pasur një fëmijë.” 66-vjeçarja, e cila tashmë ka 11 nipër e mbesa – i tha Kendall-it se duhet të ngrinte vezët e saj dhe madje telefonoi mjekun e tyre të familjes për të ecur përpara me planet, duke e bërë modelen pa dyshim të ndihet jo mirë.

“Unë kam ende shumë gjëra që duhet të kuptoj përpara se të mund të mirëpres një fëmijë në jetën time,” tha Kendall më vonë në një rrëfim. “Pikërisht, unë jam ende duke e shijuar jetën vetëm dhe jam në rregull me këtë tani”.

Kendall thuhet se u nda me të dashurin Devin Booker muajin e kaluar pas dy vitesh së bashku, por është parë disa herë me të. Çifti u tha se i dhanë fund lidhjes së tyre dyvjeçare në qershor 2022 pasi vendosën se nuk ishin “në të njëjtën faqe” për të ardhmen e tyre pas qëndrimit në Itali për dasmën e Kourtney Kardashian.

Krejt papritur, kur gjërat dukeshin se po shkonin shumë mirë mes tyre u tha se çifti i ka dhënë fund lidhjes. Mirëpo, pak ditë pas këtyre raportimeve çifti u pa shumë i qetë në Malibu duke kaluar kohë bashkë. “Ata dukeshin shumë komod,” -tha një dëshmitar okular për ‘InTouch’. “Ata po rrinin në katin e dytë. Të gjithë po argëtoheshin!”

Më pas u tha se ish-çifti u panë së bashku në The Hamptons.Top modelja dhe ylli i NBA-së u panë duke mbërritur së bashku me një makinë të zezë në dyqanin e pijeve McNamara në Bridgehampton rreth orës 17:00. të premten, 1 korrik. “Nuk ka asnjë foto, por ata të dy dukeshin në humor të mirë ndonëse nuk bënë asnjë veprim shumë të afërt” -tha një burim për ‘Us Weekly’. Dhe rezulton se Jenner i qëndroi besnike markës së saj duke ‘blerë një shishe me Tequila-n e saj 818, për të cilën njerëzit në dyqanin e pijeve bënin shaka’. Duket sikur Jenner dhe Booker po përgatiteshin për një festë në lagjen luksoze Long Island, New York.

Dhe sërish bashkë. Dy super yjet kanë festuar 4 korrikun në shoqërinë e shumë yjeve botërore si Drake, Travis Scott, Jay-Z, Beyoncé, Emily Ratajkowski etj. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe pamjet nga festa private e realizuar nga Michael Rubin. “Kendall dhe Devin arritën në festën e Michael së bashku dhe po rrinin pranë njëri-tjetrit shumicën e natës”, tha një burim për E!News. “Ata ishin me një grup miqsh, por nuk po përpiqeshin të fshihnin se ishin atje bashkë. Kendall u mbajt pas krahut të Devinit pjesën më të madhe të natës dhe ata dukeshin vërtet të lezetshëm. Kendall dukej vërtet e lumtur dhe ajo ishte duke buzëqeshur me të gjatë gjithë natës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat