Buta refuzon ftesën e Noizy-t për të përformuar në koncertin e tij?

Mediale Vip

Buta refuzon ftesën e Noizy-t për të përformuar në koncertin e tij?

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 14:27
Noizy, Buta

Reperi Betim Januzi i njohur si “Buta” ka refuzuar ftesën e bërë nga Noizy për të marrë pjesë në koncertin e tij “Alpha”.

Pak javë më parë shkaktoi jo pak zhurmë lajmi se ai do performonte krah Noizyt. Ky i fundit shpërndau foton e Butës në Instagram duke bërë me dije se ai do jetë pjesë e koncertit.

Sipas Panorama.al Buta mungon në listën e artistëve që do dalin në skenë krah tij, pasi thuhet se shkak për këtë janë bërë problemet në jetën personale të artistit.

Buta ka qenë i ftuar që të performojë në qytetin e Tetovës, por edhe aty nuk mori pjesë.

E koncerti do të mbahet më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat