“Do i pres fytin! Do e bëj copa-copa live”- Stresi i kërkon Policisë prangosjen e radikalistit fetar

Mediale Vip

“Do i pres fytin! Do e bëj copa-copa live”- Stresi i kërkon Policisë prangosjen e radikalistit fetar

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:34
Stresi dhe Luigj Marku

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, i ka kërkuar llogari Policisë së Shtetit pse nuk është arrestuar ende radikali fetar Luigj Marku, i cili është shpallur në kërkim që prej 19 Gushtit të vitit 2019.

Stresi ka komentuar tek postimi i tre viteve më parë i policisë në rrjetet sociale, ku njoftonte shpalljen në kërkim të Luigj Markut, i cili është fshati Kallmet i Lezhës, por jeton jashtë shtetit.

“Policia e Shtetit radikali vazhdon te nxisë urrejtje dhe grindje, pse nuk e arrestoni?” komenton Stresi tek postimi i policisë.

Image
Postimi i Stresit

Ky veprim nga ana e Stresit vjen një ditë, pasi ai deklaroi se do e kapte dhe do e ekzekutonte “live” Luigj Markun duke e bërë copa, për shkak se ai kishte ofenduar reperin nga familja në rrjetet sociale.

Luigj Markun, i lindur në Kallmet të Lezhës është bërë i njohur në rrjetet sociale si një radikal kundër fesë islame, mbështet publikisht ata që vrasin myslimanët dhe ka thënë fjalë fyese edhe për librin e shenjtë të Kuranit.

Gjithashtu, ai njihet dhe për ofendimet ndaj figurave kombëtare si Gjergj Kastriot Skënderbeut apo Adem Jasharit.

Luigj Marku është shpallur në kërkim nga policia shqiptare më 19 Gushtit të vitit 2019, pasi ofendonte myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar. Ai akuzohet për veprën penale “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat