Stresi publikon bashkëpunimin e radhës

Mediale Vip

Stresi publikon bashkëpunimin e radhës

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 12:24
Stresi

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi ka lansuar një projekt të ri.

Këtë herë ai është bashkuar me një tjetër reper, One T për të sjell këngën me titullin “Win Win”.

Projekti më i ri i dyshes erdhi i vizuelizuar edhe me klip dhe tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të Stresit në YouTube.

Producent i këngës është Dualvox, ndërsa regjisor i videoklipit është Vis Dako.

Kujtojmë që gjatë kësaj periudhe Stresi ka qenë mjaft aktive me projekte të reja, një të tillë ai e solli vetëm pak javë më parë, për ditëlindjen e tij të 35-të.

Ndryshe, Stresi së fundmi është përfshirë në një debat virtual, që më pas ka përfunduar me përleshje fizike.

Disa video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë pamje ku reperi shihej duke sulmuar fizikisht kundërshtarin e tij, Arber Simoni i njohur më së miri me nofkën BMT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat