Alex Rodriguez ka disa fjalë për të thënë për J.Lo-në dhe lidhjen e tyre

Mediale Vip

Alex Rodriguez ka disa fjalë për të thënë për J.Lo-në dhe lidhjen e tyre

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:31
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez

Alex Rodriguez nuk ka asnjë peng në lidhje me ish të fejuarën Jennifer Lopez.

Gjatë podcast-it "The Martha Stewart Show", ai foli për lidhjen me J.Lo dhe nuk tha asgjë tjetër veçse lavdërime për të.

"Ja çfarë do t'ju tregoj për Jennifer-in dhe u thashë disa prej kolegëve të mi këtu një ditë më parë, ajo është njeriu më i talentuar që kam pasur ndonjëherë përreth," tha 46-vjeçari. “Punëtorja më e madhe. Dhe unë mendoj se ajo është interpretuesja më e madhe, interpretuesja live më e mirë në botë sot.”

Rodriguez dhe Lopez fillimisht filluan të dilnin bashkë në shkurt 2017, por i dhanë fund katër vjet më vonë.

"Shikoni, ne kaluam shumë mirë," tha ai duke reflektuar për marrëdhënien e tyre. “Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i vendosim fëmijët të parët dhe në qendër të çdo gjëje që bëjmë.”

Rodriguez është babai i dy vajzave, Natasha dhe Ella, 17 dhe 14 vjeçe, me ish-gruan e tij Cynthia Scurtis, ndërsa Lopez është nënë e binjakëve 14-vjeçarë Emme dhe Maximilian me ish-bashkëshortin Mark Anthony.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat