Aktorja kritikohet për fustanin transparent, por e ka një përgjigje për të gjithë

Mediale Vip

Aktorja kritikohet për fustanin transparent, por e ka një përgjigje për të gjithë

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 13:43
Florence Pugh

Ylli i Marvel, Florence Pugh, është përballur me reagime të shumta për veshjen e saj në shfaqjen e modës së lartë të Valentino Vjeshtë 2022 në Romë. Fustani i aktores ishte i tejdukshëm në pjesën e gjoksit dhe njerëzit në internet e komentuan negativisht.

Në përgjigje të komenteve të pajustifikuara, Pugh shkroi në Instagram:

“Më bën të pyes veten se çfarë ka ndodhur me ty që të kënaqesh kaq shumë duke u mërzitur kaq fort nga madhësia e gjoksit dhe trupit tim..? Jam shumë mirënjohëse që jam rritur në një familje me gra shumë të forta, të fuqishme dhe me forma. Ne jemi rritur për të gjetur fuqi në pikat e dobëta të trupit tonë. Për të ngritur zërin për t’u ndierë rehat.”

Aktorja tha se ishte e vetëdijshme për reagimet që mund të merrte, negative apo pozitive. Ajo i ka këshilluar kritikët e rrjeteve sociale të rriten dhe të respektojnë të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat