Do që të jetë pjesë e Eurovision-it? Noizy bën deklaratën e papritur

Mediale Vip

Do që të jetë pjesë e Eurovision-it? Noizy bën deklaratën e papritur

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:51
Noizy

Janë të pakta intervistat ku Noizy flet për planet e tij, por tek kjo e fundit na i ka zbuluar të gjitha. Noizy ka shprehur se do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian.

Reperi ka qenë i ftuar në “Abc e Pasdites”, ku është pyetur nëse e ka menduar ndonjëherë të marrë pjesë në Eurovizion.

Noizy tha se do e mendonte si mundësi duke premtuar që do bënte maksimumin dhe do kishte shumë impakt nëse diçka e tillë do të ndodhte.

“Do kisha dëshirë të shkoja në Eurovision. Do bëja maksimumin. Kam shumë fansa europianë dhe nuk do e lija Shqiperinë në baltë. Nuk e di si funksionon për të hyrë. Nëse dikush e sheh këtë video ta shohi me interesim të më fusin aty se do kem impakt dhe do shkojmë shumë lart. Më intereson të jem atje se ju garantoj se do bëhet diçka e madhe,” tha Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat