Çifti famshëm janë bërë prindër për herë të dytë

Mediale Vip

Çifti famshëm janë bërë prindër për herë të dytë

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 14:10
Sophie Turner, Joe Jonas

Sophie Turner ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të saj dhe Joe Jonas. Bebushja është vajzë dhe lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i aktores për Page Six.

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre”, tha përfaqësuesi në një deklaratë.

Burimet për TMZ bënë të ditur se aktorja 26-vjeçare lindi në Miami në fillim të këtij muaji dhe tashmë është në shtëpi.

Lajmet se Turner ishte shtatzënë me fëmijën nr. 2 u publikuan në mars, pasi në korrik 2020 kishte sjellë në jetën vajzën Willa.

“Jemi shumë të entuziazmuar që po zgjerojmë familjen”, tha Turner për revistën “Elle” në maj. “Është bekimi më i madh ndonjëherë.”

Turner dhe Jonas e kanë mbajtur vajzën e tyre të madhe larg rrjeteve sociale dhe me shumë mundësi të njëjtën gjë do të bëjnë edhe me të sapolindurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat