Mozzik në konak të Sami Lushtakut

Mediale Vip

Mozzik në konak të Sami Lushtakut

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 21:44
Mozzik dhe Sami Lushtaku

Rap-artisti nga Ferizaj, Mozzik, ditën e sotme (e premte) është takuar me njërin nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakun.

Këngëtari i njohur shqiptar duket se është pritur nga Lushtaku në konakun e tij në Drenicë.

Kështu është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, në një postim të shpërndarë në Instagram.

Image
Mozzik dhe Sami Lushtaku

Gramoz Aliu (emri i vërtetë) mësohet se do të performojë në “Ditët e Diasporës – Skënderaj 2022”, në një aktivitet që organizohet nga Komuna e Skenderajt.

“Kënaqësi të mirëpres në konakun tim këngëtarin e mirënjohur Mozzik, i cili gjatë ditëve të ardhshme do të përformojë në “Ditët e Diasporës- Skenderaj 2022”, aktivitetet i cili organizohet nga Komuna e Skenderajt për nder të diasporës”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, një postim i tillë u shpërnda edhe nga reperi me përshkrimin: “Në konak të gjenerali Sami Lushtaku”.

Tashmë janë bërë të shpeshta takimet e politikanëve me artistët shqiptarë, kjo pasi ditë më parë Lushtaku u takua edhe me Don Xhonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat