Megi Pojani dhe Noizy i japin fund miqësisë, çfarë ndodhi mes tyre?

Mediale Vip

Megi Pojani dhe Noizy i japin fund miqësisë, çfarë ndodhi mes tyre?

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 00:54
Megi Pojani dhe Noizy

Megi Pojani dhe Noizy i kanë dhënë fund miqësisë që kanë patur prej vitesh.

Aktorja e ka cilësuar shpesh së Noizy është reperi i saj i preferuar, gjë që e reflektonte edhe në rrjetet sociale. Nga ana tjetër, Noizy e kishte bërë atë imazh të brandit të tij të veshjeve dhe Megi shfaqej shpesh me veshjet e tij.

 Mirëpo, sipas ‘Prive’ dyshja tashmë nuk janë më miq dhe mes tyre ka patur një krisje, arsyeja e të cilës ende nuk dihet. Ata nuk ndiqen më në Instagram teksa nga rrjetet sociale të brandit të Noizyt janë fshirë të gjitha fotot e Megit.

Vetë dyshja nuk ka folur publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre.

 Prej disa ditësh tashmë Megi po përflitet për një lidhje me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçi. Detaje të shumta nga fotot e aktores dhe futbollistit në Instagram konfirmojnë dyshimet e ngritura. 

Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur ishujt e Afrikës Lindore, pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.

Futbollisti postoi një foto në breg të detit në të cilën kishte vënë një palë syze dielli, që e nxorrën zbuluar pasi fansat detajistë vunë re menjëherë në xhamin e syzeve të tij duket Megi Pojani, e cila po shkrep foton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat