Rina Balaj paralajmëron projektin e ri “Daddy”

Mediale Vip

Rina Balaj paralajmëron projektin e ri “Daddy”

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 08:39
Rina Balaj

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj ka finalizuar projektin e ri muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, Rina ka bërë të ditur që kënga mban titullin “Daddy” dhe pritet të lansohet sot (e shtunë).

Përveç kësaj këngëtarja ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër të klipit të ri në të cilin ajo duket mjaft atraktive dhe në formë të mirë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rina (@isyourgirlrina)

“Vetëm energji pozitive”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e paralajmërimit të këngës.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Si ti” që erdhi në bashkëpunim me partnerin e saj, Sin boy e që u prit mirë nga publiku.

Ndërkohë dyshja që përveç të lidhur në jetën private janë edhe bashkëpunëtor në muzikë tashmë prej kohësh janë zhvendosur në Greqi atje ku edhe po punojnë për projekte të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat