Aktori i njohur amerikan po qëndron në Kosovë

Mediale Vip

Aktori i njohur amerikan po qëndron në Kosovë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:24
William Baldwin po qëndron në Kosovë

Një prej yjeve më të njohura të kinematografisë botërore, William Baldwin po qëndron në Kosovë.

Aktori 59 vjeç mbrëmë është argëtuar në një nga lokalet vendore në qytetin e Prizrenit.

Në disa imazhe që kanë postuar faqja zyrtare e këtij lokali shihet Baldwin bashkë me stafin e tyre.

Image
William Baldwin po qëndron në Kosovë

Nuk dihet akoma nëse arsyeja e qëndrimit të aktorit në vendin tonë  është për ndonjë projekt të ri apo një vizitë private.

Ndryshe kujtojmë që William është një prej vëllezërve të aktorit tjetër të njohur, Alec Baldwin.

William ndërkohë njihet për role të shumta filmike si: “Justice League: Crisis on Tow Earths”, “Flatliners”, “Backdraft”, “Fair Game”, “Silver”.

Image
William Baldwin po qëndron në Kosovë

Balwin është i martuar me aktoren dhe këngëtaren amerikane, Gilliam Chynna Phillips, çifti bashkë kanë tre fëmijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat