“A ke në plan ndonjë bebe?”/ Moderatori i bëri pyetjen pikante, Donaldi habit me përgjigjen

Mediale Vip

“A ke në plan ndonjë bebe?”/ Moderatori i bëri pyetjen pikante, Donaldi habit me përgjigjen

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 12:55
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Ashtu si pothuajse në çdo puntatë, Bora Zemani ka qenë e përsëri pranishme (edhe pse jo fizikisht), në puntatën e fundit të emisionit të vëllezërve Veshaj. Kjo sigurisht përmes deklaratave të Donald Veshaj.

Që në puntatën e parë aktori i humorit nuk ka ngurruar të flasë, për moderatoren dhe historinë e tyre të shumë komentuar. Megjithëse nuk ka folur asnjëherë konkretisht në lidhje me zërat për ribashkim, ai ka lënë gjithnjë të kuptohet që tashmë ata janë bashkë.

Dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi gjatë puntatës së emisionit të tij ku kishte të ftuar moderatoren Dojna Mema dhe partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata. Teksa po flisnin në lidhje me shtatzëninë e Dojnës, Donaldi me komentet e tij tregoi se i pëlqenin shumë fëmijët. Në një moment gjatë bisedës në lidhje me emrin e fëmijës së Dojnës, kjo e fundit e pyeti Donaldin nëse ka palne për ndonjë fëmijë.

“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur përsëri me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat