Kylie tregon gardërobën e Stormit dhe mbetëm pa fjalë

Mediale Vip

Kylie tregon gardërobën e Stormit dhe mbetëm pa fjalë

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:07
Kylie Jenner, Stromi

Gardëroba e Stormi Webster është gardëroba e ëndrrave.

Kylie Jenner u tregoi 42 milionë ndjekësve të saj në TikTok dollapin e vajzës së saj 4-vjeçare, të mbushur me marka luksoze.

Teksa tregonte disa hapësira të preferuara në dhomat e fëmijëve të saj, Kylie tregoi koleksionin e aksesorëve dhe një përzgjedhje të fustaneve verore të vogëlushes, të gjitha të rregulluara në varëse rrobash prej kadifeje rozë.

Ndër këpucët e shumta të Stormit ranë në sy disa modele nga Gucci, përfshirë sandalet me logo me nuancë ylberi (590 dollarë), një palë shumëngjyrëshe (500 dollarë) dhe shapka me gëzof (390 dollarë).

Ajo ka gjithashtu dy palë çizme kauboj, duke përfshirë një palë të thjeshta të bardha dhe një palë piton rozë të personalizuara me inicialet e saj.

Në raftin e sipërm, dukeshin akesorë, përfshirë një kapelë rozë Prada (675 dollarë) dhe Fendi me gëzof (393 dollarë), si dhe një top volejbolli Louis Vuitton me vlerë 2650 dollarë.

Vetë Stormi bëri një paraqitje në klip për të provuar një nga produktet e reja të Kylie Baby – siç bëri edhe vëllai i saj më i vogël ende i paidentifikuar, të cilit Jenner i përdori balsam qetësues të markës së saj.

Stormi gjithashtu ka akses në garderobën e mamasë së saj kur lodhet nga e veta, siç e tregoi Jenner me një TikTok të lezetshëm javën e kaluar, duke ecur me disa palë taka të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat