Maria Sharapova bëhet nënë për herë të parë, publikon portretin familjar

Mediale Vip

Maria Sharapova bëhet nënë për herë të parë, publikon portretin familjar

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:15
Maria Sharapova me partnerin

Maria Sharapova është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i tenisit njoftoi të premten se solli në jetë djalin e saj të parë me biznesmenin britanik Alexander Gilkes.

“Theodore VII•I•MMXXII”, ka shkruar atletja 35-vjeçare në një foto familjare në Instagram, duke zbuluar se djali i saj, Theodore, ka lindur më 1 korrik 2022. “Dhurata më e bukur, sfiduese dhe shpërblyese që mund të kërkonte familja jonë e vogël.”

Fansat dhe kolegët e tenistes ndanë urimet e tyre në komente.

Kampionia ruse e tenisit njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë në prill, ndërsa festonte ditëlindjen e saj të 35-të.

Gilkes i propozoi Sharapovës në dhjetor të vitit 2020 pas dy vitesh lidhje. Ai ka qenë më parë i martuar me mikeshën e Meghan Markle, Misha Nonoo në maj 2012, por u nda në 2016-ën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat