Thuhet se janë ndarë, por nga fotot e fundit të Kendall dhe Devin s’duket kështu

Mediale Vip

Thuhet se janë ndarë, por nga fotot e fundit të Kendall dhe Devin s’duket kështu

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:28
Kendall Jenner dhe Devin Booker

Kendall Jenner dhe Devin Booker vazhdojnë të hedhin poshtë thashethemet se janë ndarë.

Ylli i "Kardashians" ndau të enjten një sërë fotosh dhe videosh në Instagram nga pushimet në Hawaii ku ishte me miqtë e saj dhe fansat syshqiponjë vunë re Booker duke notuar në det në një prej videove të saj.

Jenner dhe Booker ndezën thashethemet e ndarjes në fund të qershorit pas dy vitesh lidhje. Lajmi u konfirmua nga disa burime. Mirëpo, rreth një javë lajmeve të ndarjes, ata u fotografuan shumë afër me njëri-tjetrin në Soho House në Malibu, Kaliforni. Një burim për Page Six më vonë tha se ekipi i Jenner i kishte inskenuar fotot.

Por me fotot e fundit, duket se Kendall u vuri kapakun të gjitha lajmeve të ndarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat