“Njerëzit po luftojnë për të mbijetuar”/ Kylie Jenner ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit e saj me foton e fundit në Instagram, ja arsyeja

Mediale Vip

“Njerëzit po luftojnë për të mbijetuar”/ Kylie Jenner ‘kryqëzohet’ nga ndjekësit e saj me foton e fundit në Instagram, ja arsyeja

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:53
Kylie Jenner

Kylie Jenner është kritikuar shumë nga fansat për foton e saj të fundit krahë Travis Scott në Instagram teksa shfaqi avionët e tyre privatë.

Miliarderja 24- vjeç, ndau një imazh bardh e zi me artistin 31-vjeçar, me dy aeroplanë të mëdhenj teksa shkruante: “Dëshiron të shkojmë me timin apo tëndin?”.

Shumë ndjekës që shkuan në seksionin e komenteve e kryqëzuan për postimin pa shije në një kohë kur ngrohja globale dhe rritja e kostove të jetesës janë çështje kyçe për pjesën më të madhe të SHBA.

Në foto, dyshja, të cilët janë në lidhje që nga viti 2017, janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke e vendosur kokën në shpatullat e njëri-tjetrit.

Fotoja është marrë artistikisht si një imazh i gjerë për të treguar një Rolls Royce, duke theksuar jetën luksoze, ndërsa fansat reagojnë ndaj shfaqjeve të pasurisë.

Në seksionin e komenteve, një ndjekës shkroi: ‘Të tregosh pasurinë tënde kur të tjerët mezi po mbijetojnë!’

Një tjetër shtoi: ‘Ndoshta të mos marrësh asnjërën?’. Ndërsa një person tjetër shkroi: ‘Po lufta kundër ndryshimit të klimës?’

“Kjo shfaqje e pasurisë është e pabesueshme, ndërkohë që njerëzit po luftojnë për të mbietuar”,- shkroi një ndjekës.

Muajin e kaluar miliarderja u fotografua duke bërë një udhëtim të shpejtë 30-minutësh në Palm Springs, Kaliforni me avionin e saj të personalizuar Bombardier Global 7500, të cilin e bleu në vitin 2020 për 72.8 milionë dollarë.

Të famshëm si Kylie, janë kritikuar për udhëtimet e tyre luksoze ajrore, veçanërisht në udhëtime të shkurtra.

Joaquin Phoenix u bëri thirrje yjeve të bëjnë sakrifica në Oscar 2020 duke thënë: “Nuk kemi nevojë të marrim avionë privatë për në Palm Springs”.

Image
Kylie Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat