Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në kritika ndaj modeles së njohur

Mediale Vip

Irina Shayk po mbështet Vladimir Putin? Interneti shpërthen në kritika ndaj modeles së njohur

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 20:56
Irina Shayk

Supermodelja Irina Shayk është vënë nën kritika pasi u akuzua se po mbështet luftën e Vladimir Putin duke përdorur simbolin e tij ‘Z’ në Instagram.

36-vjeçarja publikoi në Instagram një foto të një sallate tradicionale Olivier  ku mbi të shkroi ” Russiazz të mërkurën “, e cila tërhoqi vëmendjen e ndjekësve ukrainas të cilët e interpretuan si referencë për simbolin e luftës “Z” që shihet në tanket dhe automjetet ushtarake ruse.

Postimi erdhi vetëm një ditë pasi forcat ruse hodhën një raketë Kalibr në qendrën e qytetit të Vinnytsia, e cila vrau 23 njerëz, përfshirë tre fëmijë.

Pas reagimeve të shumta Irina e fshiu menjëherë foton. Modelja, e cila dikur ishte e fejuar me aktorin Bradley Cooper , disa kohë me parë ka pozuar me një libër që tregonte imazhin e Putinit .

“Irina Shayk – modelja me famë botërore nga Rusia, e cila kohët e fundit ka punuar për @Beyonce, Jean Paul Gaultier, @Burberry dhe të tjerë – postoi një foto në Instagram me fjalën “Russianzz”,” shkroi gazetarja ukrainase Maria Romanenko .

Ndërsa disa ndjekës të irrituar komentuan: “Unë nuk mund ta imagjinoj! Vdekjet e shkaktuara nga Rusia ju i mbështesni ata dhe shkruani Z…”

“Shpresojmë që një ditë të ndiheni njësoj si njerëzit nga Ukraina që humbën fëmijët e tyre”,- u shpreh dikush tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat