“Nxjerrin helm dhe mllef”/ Xhensila flet për komentet negative: Më e keqja është se këta njerëz…

Mediale Vip

“Nxjerrin helm dhe mllef”/ Xhensila flet për komentet negative: Më e keqja është se këta njerëz…

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:42
Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, edhe pse me karrierë të gjatë dhe të suksesshme, shpesh herë i duhet të përballet edhe me komente negative, si çdo artist tjetër.

Në një rrëfim ndryshe sonte në “A live Night”, Xhensila shprehet se me famën vinë edhe anë negative, ku gjithkush ka mundësinë të japë mendimin e tij përmes një celulari, pa ditur sakrificat apo parimet e saj.

Xhensila thotë se kjo është një sëmundje e keqe dhe më shumë sesa ajo, ai negativitet ndaj saj do ‘vrasë’ ata që e nxjerrin mllefin.

“Fama ka ardhur gradualisht. Ishte e pashmangshme, nga momenti që u bëra botë e artit dhe muzikës, sigurisht do bëhesha pjesë e showbizit. Me dëshirën time, pa dëshirën time, u ndodha në një situatë që jo çdo herë dua ta jetoj dhe ta kem në jetën time. Ka të mirat dhe të këqijat e veta. Jetojmë në një moment që gjithkush ka mundësinë që të shprehë mendimin e tij jo ballë përballe, por pas një telefoni ku nxjerr mllefin, pjesën toksike, helmet e tij, pa ditur fare për jetën tënde dhe çfarë bën ti. Pa ditur fare sa ke sakrifikuar për të qenë aty, pa ditur parimet e tua, thjesht shkruan dhe më e keqja është sesi këta njerëz knaqen me këtë gjë, është diabolike do e quaja. Është sëmundje që duhet shëruar me patjetër.  Nuk na vret neve, më shumë sesa ka për t’i vrarë ata në të ardhmen, kur të kuptojnë se në çfarë mostrash janë kthyer”, u shpreh Xhensila sonte në “A live Night”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat