“Bëhet copash për të tjerët”/ Xhensila shprehet si asnjëherë tjetër për Besin

Mediale Vip

“Bëhet copash për të tjerët”/ Xhensila shprehet si asnjëherë tjetër për Besin

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 22:47
Besi, Xhensila

Xhensila Myrtezaj, sot një këngëtare që ka arritur majat në tregun muzikor, ka pasur fat edhe në dashuri.

Prej shumë vitesh, ajo është në një histori dashurie me Bes Kallakun, aktorin e humorit, të cilët janë prindër të Akjës.

Sonte në një rrëfim shumë ndryshe në “A Live Night”, Xhensila tregon sesa shumë zemërgjerë është Besi, cilësi të cilën ia ka rrëmbyer edhe ajo. Këngëtarja tregon se Besi ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të ndihmuar të tjerët.

“Zemërgjerësia e Besit, absolutisht që  më ka përfshirë edhe mua brenda. Unë i them Besit jithmonë e ke zemrën aq të madhe, sapo u futa ndonjëherë aty do humbas. Besi ka një shpirt shumë të bukur. Nëse ka një gjë që e reflekton deri te drita e syrit, është zemra e tij e pastër, e bardhë, dëshira për të ndihmuar të tjerët, pa marrë parasysh nëse ata të tjerët do jenë mirënjohës apo jo. Ka një dëshirë për të ndihmuar, por e them shqip fare, ai bëhet copash për të tjerët, për këdo që kërkon ndihmë, ai ndan thërrimet. Unë jam rritur me Besin dhe kemi marrë shumë nga njëri-tjetrin, por realisht jam shumë larg në atë që Besi ka vërtet në zemër dhe në atë shpirtin e tij të bukur”, tha Xhensila sontë në “A Live Night”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat