Si ia del të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin? Afërdita Dreshaj zbulon ‘sekretin’ e saj

Mediale Vip

Si ia del të ketë një marrëdhënie të shëndetshme me bashkëshortin? Afërdita Dreshaj zbulon ‘sekretin’ e saj

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 00:34
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre rreth katër vite më parë. Në mars të vitit të kaluar çifti gjithashtu u bënë dhe prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue.

Afërdita është goxha aktive në rrjetet sociale teksa ndan me ndjekësit e saj foto apo video përgjatë përditshmërisë. Së fundmi ajo ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj ku së fundmi ka realizuar dhe një bisedë virtuale në Instagram.

Një ndjekës e ka pyetur këngëtaren se si ia del që ajo dhe Jakub të kenë një marrëdhënie kaq të shëndetshme. Sipas modeles të kaluarit sa më shumë kohë me partnerin e bën marrëdhënien të jetë e shëndetshme.

“Ai është shoku im i ngushtë, ne kalojmë kohë së bashku dhe besoj se kjo është diçka shumë e shëndetshme për një marrëdhënie”- iu përgjigj ajo.

Image
Afërdita Dreshaj/Instagram

Rikujtojmëse  Dreshaj i ka thënë lamtumirë SHBA-së rreth një viti më parë, pasi një arsye e fortë e ka detyruar të kthehet në Çeki, në vendlindjen e bashkëshortit, Jakub Kindl.

Burime pranë çiftit zbuluan asokohe se çështjet ekonomike i kanë detyruar të largohen nga Amerika, pasi nuk përballonin dot jetesën e shtrenjtë atje. Afërdita dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë në muajin mars dhe natyrisht që jeta e tyre ndryshoi duke shtuar kështu dhe shpenzimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat