S*ks në këmbim të 5 mijë eurove/ “E pagova për një takim, por…!” YouTube-ri britanik flet për njohjen me Arta Nitajn: Më sulmoi sepse e refuzova!

Mediale Vip

S*ks në këmbim të 5 mijë eurove/ “E pagova për një takim, por…!” YouTube-ri britanik flet për njohjen me Arta Nitajn: Më sulmoi sepse e refuzova!

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 09:49
Teddy Grey dhe Arta Nitaj

Teddy Grey një YouTube-r mjaft i njohur britanik ka qenë dy ditët e fundit qendra e vëmendjes në mediat sociale në vendin tonë. Kjo pasi ai ka hedhur akuza ndaj dy figurave publike, modeleve Arta Nitaj dhe Arta Elezaj. 

Grey i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, publikoi foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendon se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro.

Pas të gjithë zhurmës së krijuar ai ka sqaruar disa detaje në një intervistë me ‘Expuls.mk’ lidhur me njohjen me Arta Nitajn, kontaktet, e deri tek arsyeja e publikimit të fotos nudo dhe biseave. Grey ka zbuluar se njohja me Artën ka ndodhur nëpërmjet një shoqeje të përbashkët, por sipas tij ata nuk dolën bashkë kurrë.

“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, është shprehur Tedy Grey.

Britaniku pretendon se në bisedat që kishin pasur, Nitaj i ka folur për mënyrën se si burrat e trajtojnë atë duke i cilësuar si “derra”. “Ajo filloi të më flasë për mënyrën se si janë burrat në të vërtetë duke i cilësuar si “derra”, por sa për ironi të fatit si mund ti quaj në këtë mënyrë, kur ajo vet ua ka shitur trupin e saj burrave të tjerë, dhe duke vazhduar të postoj foto gati lakuriq, si mund që ajo t’i fajësoj burrat për mënyrën se si ata sillen. Ajo tregon, jo vetëm nga veprimet e saj, por edhe ndaj shumë gjërave të tjera, se nuk e ka problem të perdoret si objekt seksual nga meshkujt kur kjo i sjell para”, tha më tej Teddy.

Teddy ka deklaruar se Arta Nitaj e ofendoi me fjalë të rënda sepse ai nuk i dha aspak vëmendje asaj, duke u sulmuar kështu në një mënyrë të paarsyeshme. “Pas të gjitha ndodhive, unë nuk u mora fare më me hipokrizinë e saj dhe në vend që të sqarohej si një e rritur ajo kaloi në ofendime duke më thënë “gay i ndyrë” dhe më pas më bllokoi. Unë kam një grua dhe 2 fëmijë, kështu që lidhja me Artën nuk më interesoi kurrë. Fakti që nuk i kushtova kurrë vëmendje e lëndoi aq shumë egon e saj, saqë ajo më sulmoi në mënyrë të paarsyeshme”, -ka treguar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat