“Alketa më pyeti se çfarë po shtrëngoja në dorë”, Xhensila rrëfen si u bë pjesë e muzikës

Mediale Vip

“Alketa më pyeti se çfarë po shtrëngoja në dorë”, Xhensila rrëfen si u bë pjesë e muzikës

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 10:18
Xhensila Myrtezaj

E ftuar në emisionin “A Live Night” Xhensila Myrtezaj bëri një rrëfim ndryshe. Shumë e sinqertë dhe pa filtra, Xhensila rrëfeu për jetën e saj profesionale, nga hapat e parë në muzikë deri të vështirësitë dhe sakrificat e shumta, teksa tregoi edhe më tepër për jetën personale, dashurinë e saj për Besin, dhe njeriun më të shtrenjtë pikërisht Ajkën.

E teksa u shpreh për dashurinë e saj të madhe muzikën, Xhensila na zbulon gjithçka, nga artistët e preferuar, deri te hapat e parë në muzikë tek "Gjeniu i Vogël".

“Këngëtarët e mi të preferuar kanë qenë Whitney Houston, Michael Jackson, Mariah Carey, Billie Eilish, Lana Del Rey. Dhuratat që mami më bënte çdo ditëlindje ishin kasetat e këtyrë këngëtarëve. Unë këndoja nëpër shtëpi, më dukej vetja si ato, kënaqesha me aq pak, por që për mua ishte shumë.

Dalja ime e parë ka qenë te “Gjeniu i Vogël”. Dikush më dha një gur të vogël nga kisha që të më sillte fat. Ndodhi që pas diku tre muajsh bëra audicionin tim të parë te “Gjeniu i Vogël” dhe e mbaja gurin fort në dorë. Në një moment, Alketa Vejsiu, ndërhyn në mes të këngës dhe më pyet se çfarë ishte. Asgjë nuk është rastësi është Zoti anonim që i vendos gjërat aty ku duhen.

E ku ka më bukur se të kesh profesion atë që ti do vërtet shumë, pasionin tënd, dashurinë tënde për muzikën. Kur i merr frytet prej saj, janë frytet më të ëmbla që mund të marrësh. Arti mban çdo artist gjallë. Unë mendoj që pa muzikën, pa artin tim jam një shpirt jo i gjallë, një shpirt i vdekur. Mos të flasim për përfitimet, por për atë që mua më jep përmbushje. Arti është përmbushja ime dhe jam shumë e lumtur që është bekim edhe në profesionin tim.”, tregoi Xhensila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat