‘Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta’, Xhensila tregon si e ka përjetuar divorcin e prindërve

Mediale Vip

‘Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta’, Xhensila tregon si e ka përjetuar divorcin e prindërve

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 19:10
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj ka pasur një fëmijëri të vështirë, pas divorcit të prindërve, kur ishte ende shumë e vogël.

Në një rrëfim ndryshe këtë të shtunë në “A live night”, Xhensila tregoi se gjatë asaj periudhe, iu desh të kuptonte se çfarë ishte jeta, ndoshta edhe para kohe.

Këngëtarja tha se ndihet mirënjohëse ndaj nënës së saj, e cila u ka bërë ballë vështirësive në rritjen dhe edukimin e dy vajzave të saj.

“Në fakt fëmijëria ime ka qenë paksa e pazakontë. Prindërit më janë divorcuar në një moshë të vogël timen. Ka qenë një periudhë sfiduese, edhe pse fëmijë kuptova se çfarë ishte jeta. Ndoshta më parë se bashkëmoshatarët e mi. Kuptova që me sakrifica, me dhimbje, kupton se çfarë është jeta dhe çfarë të duhet në jetë. Familja, që unë e kam shumë të rëndësishme dhe e kam shumë të shenjtë, edhe sot e kësaj dite, është objektivi më i rëndësishëm i jetës sime. Nëse do i përulesha një njeriu në jetë, ajo është vetë nëna ime. Sakrificat e nënës sime kanë qenë të jashtëzakonshme. Tani që jam nënë, është instinkti që të bën më luftarake për fëmijën, krijesën që ke sjellë në jetë. Për mamanë time ka qenë shumë e vështirë, ajo ka kamufluar gjithmonë dhimbjen, vështirësitë në mënyrën më të mirë. Tani e kuptoj shumë më mirë, jam nënë vetë dhe kam përkrahjen e Besit në çdo kohë dhe përsëri është e vështirë mëmësia, merre me mend si është për një grua të vetme që t’u sigurojë ushqimin, edukimin vajzave të saj. Prandaj them se femrat janë më të forta se gjithçka që na rrethon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat